Lidhja me MySQL përmes PHP

June 17, 2008 – 2:55 pm

Me qenë se tregova se si bëhet lidhja me MySQL përmes Java dhe C#, mendoj se do të ishte mirë t’ju tregoj se si bëhet edhe me PHP, vlen për të dy verzionet 4 dhe 5, ja një shembull (po supozoj që e keni të instaluar apache dhe php e keni të konfiguar):

<?php
	$linkId = mysql_connect('localhost', 'perdoruesi', 'fjalekalimi') or die(mysql_error());	//lidhemi me baze te te dhenave

	if($linkId)
	{
		mysql_select_db('emri_i_bazes') or die(mysql_error());	//zgjedhim bazen e te dhenave

		$query = "SELECT * FROM tabela";	//krijojm query-in
		$result = mysql_query($query) or die(mysql_error());	//ekzekutojm query-in

		while($row = mysql_fetch_array($result))	//nxjerrim te dhenat deri sa nuk ka em
		{
			echo $row['emri_i_shtylles'];	//nxjerrim te dhenat nga rreshtat
			echo '<br/>';	//rresht i ri
		}
	}
?>

Lidhja me MySQL përmes Java

June 12, 2008 – 8:49 am

Së pari e shkarkoni Java konektorin për lidhje me MySQL

ja linku (mund të jetë i vjetër, për çdo rast vizitone faqen e MySQL dhe shkarkoni verzionin e fundit

http://mysql.easynet.be/Downloads/Connector-J/mysql-connector-java-5.1.6.zip

e shkarkoni fajllin, e merrni mysql-connector-java-x.x.x-bin.jar(x - verzioni i konektorit) dhe e vendosni në CLASSPATH të Javas (p.sh. C:\Program Files\Java\jre1.x.x_xx\lib\ext)

ja një shembull se si testohet nëse e keni vendosur konektorin në classpath dhe lidhjen me bazë të të dhënave


import java.sql.Connection;
import java.sql.DriverManager;

public class MySQL
{
	private Connection lidhja;

	public static void main(String[] args)
	{
		try
		{
			//testimi i konektorit
			Class.forName("com.mysql.jdbc.Driver").newInstance();
			//lidhja me baze te te dhenave
			lidhja = DriverManager.getConnection("jdbc:mysql://localhost/emri_i_bazes");
		}
		catch(Exception exc)
		{
			System.out.println("MySQL() - " + exc);
		}
	}
}

Lidhja me MySQL përmes C#

June 12, 2008 – 8:24 am

Së pari e shkarkon konektorin që mundëson lidhjen e .NET programeve me MySQL

ja linku (mund të mos jetë më i riu)

http://mysql.easynet.be/Downloads/Connector-Net/mysql-connector-net-5.1.6.zip

pasi ta instaloni, mund të filloni ta shkruani kodin, ja një shembull nga një asp.NET faqe

using System.Web.UI.WebControls;
using System.Web.UI.WebControls.WebParts;
using System.Web.UI.HtmlControls;

using System.Data.Odbc;
using System.Data;

public class Database
{
    OdbcConnection myConn;
    OdbcDataReader MyReader = null;
    OdbcCommand cmd;

	public Database()
	{
        try
        {
            myConn = new OdbcConnection("Driver={MySQL ODBC 3.51 Driver};Server=127.0.0.1;emri_i_bazes=blog;User=perdoruesi;Password=fjalekalimi;");
            myConn.Open();
        }
        catch (Exception eee)
        {
            Console.Write(eee.ToString());
        }
        finally
        {
            if (MyReader != null && !MyReader.IsClosed)
            {
                MyReader.Close();
            }

            if (myConn != null && myConn.State == ConnectionState.Open)
            {
                myConn.Close();
            }
        }
    }
}

Instalimi i proftp server në Ubuntu Server 7.04 me proFTPd Administrator

May 3, 2008 – 12:46 pm

Konfiguracioni :
OS : Ubuntu Server 7.04
PHP : PHP 5
MySQL : MySQL v5.0

Së pari e perdorim këtë komandë për të fituar privilegje të root-it:

sudo su

e jepni fjalëkalimin, dhe e shkruani këtë komandë

apt-get install proftpd ucf

pasi të instalohet, shkoni në direktoriumin /var/www/ me komandën

cd /var/www/

dhe shkarkoni proFTPd Administrator

wget http://mesh.dl.sourceforge.net/sourceforge/proftpd-adm/proftpd_admin_v1.2.tar.gz

pas shkarkimit të suksesshëm e ekstraktojm fajllin

tar xvf proftpd_admin_v1.2.tar.gz

pas ekstraktimit hyjmë në follderin e ekstraktimit

cd proftpd_admin_v1.2

tani e krijojmë bazën e të dhënave

mysql -u root -p < misc/database_structure_mysql/db_structure.sql

nëse keni fjalëkalim në mysql, do të ju kërkohet, më pas duhet t’i ndrrojmë të drejtat në fajllin configuration.xml ashtu që të mundë të shkruhet

chmod o+w configuration.xml

tani e kopjojmë konfiguracionin

cp misc/sample_config/proftpd.conf /usr/local/etc/proftpd.conf

tani i ndrrojmë të drejtat në follderin logs

chmod -R o+w logs

më pastaj kthehemi në root follder, krijojmë follderin ftp, tani e krijojmë follderin incoming, dhe i ndrrojmë të drejtat në follderin incoming


cd /
mkdir ftp
cd ftp
mkdir incoming
chmod o+w incoming

Me shpresa që do t’ju kryej punë sikurse mua.

Ubuntu 8.04 RC

April 21, 2008 – 6:22 am

Si kam premtuar, pasi e shkarkova Ubuntu 8.04 RC (Release Candidate), e djega në CD, dhe ia fillova.

  • Boot-i. Në këtë fazë kishte ndryshime të dukshme, si mundësia për ta filluar instalimin menjëherë, pa testim të PC-s.
  • Instalimi. Si edhe verzionet e mehershme të Ubuntu-s, edhe ky verzion karakterizohet me një instalim të thjeshtë dhe të lehtë. Kishte disa përmirësime të dukshme, si partitioner punonte më shpejtë, gui i është përmirësuar dukshëm, është bërë më user-friendly.
  • Faza pas instalimit. Me një boot-start të shpejtë, mu ofrua nga Ubuntu që t’i instaloj driver-at e karteles grafike (Nvidia MX 400 e moqme), pasi i instalova disa update-a dhe driver-at e karteles grafike (edhe një fëmijë mund t’i instaloj, aq e kan lehtësuar), e ristartova PC-n dhe uala efektet grafike për të kënaqur syrin.
  • Shtesa të rej. Shtesa të reja ka plotë, disa nga to : PulseAudio, Inkscape 0.46, Brasero CD and DVD etj.

Ky RC më ka lënë mbresa që të jem në pritje për verzionin final të Ubuntu 8.04, ky RC tregon shumë për verzionin final që do të dal, i përuroj Canonical për punën e tyre të shkëlqyer në Ubuntu.

Disa pamje : Ubuntu 8.04 RC, Ubuntu 8.04 RC

Ubuntu 8.04 RC

April 19, 2008 – 10:28 am

Ubuntu 8.04 RC ka dalë për download, jam duke e download-uar, do e provoj dhe përshtypjet e para do t’i ndaj këtu me ju.

Me të mira.